Papa: Nëse SPAK nuk merr të pandehur Veliajn, reforma dështon. Me qëndrimin e tij, Rama i paraprin arrestimeve të reja

Autori i emisionit Fokus, Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv  se nëse SPAK nuk merr të pandehur kryebashkiakun Veliaj, atëherë reforma në drejtësi ka dështuar.

“SPAK nuk duhet të ndalojë tek Veliaj, duhet të shkojë më lart. Edhe Rama flet politikisht. SPAK është krijuar me mbështetjen amerikane, mbështetet nga amerikanët, por duhet të kuptojmë që ata janë shqiptarë, jetojnë në atë atmosferë, kanë presione kanë trysni, dhe po të shohësh dhe origjinën e disa prej tyre, ka dhe hetues në kohën e komunizmit kanë shpëtuar disa herë Veliajn. Rama nuk duhet të flasë fare për SPAK, duhet të presë vendimet. Duhet të thotë vetëm kaq: SPAK të ruajë paritetin.

Deri tani SPAK ka goditur fort nga opozita, ka goditur një ish-kryeministër që ka 8 vjet që nuk është në pushtet dhe të gjithë presin që SPAK të godasë.

Nëse SPAK nuk merr të pandehur Veliajn, reforma dështon, tregon që është bllof”, u shpreh Robert Papa.

Më tej, Papa tha se me qëndrimin e tij për korrupsionin Rama i paraprin disa arrestimeve të  reja.

Sipas Papës, nëse do të zhvillohet një audit financiar në Bashkinë Tiranë as Rama nuk shpëton pasi të njëjtat mënyra vjedhjeje dhe korrupsioni kanë ndodhur edhe në kohën kur ai ishte kryebashkiak.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *