28-vjeçari nga Tirana përplas për vdekje këmbësorin në Cërrik, arrestohet nga policia

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Cërrik-Papër”.

Autoritetet policore raportojnë se një  automjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është shtetasi A. L., 76 vjeç.

Automjeti “Audi” drejtohej nga i riu nga Tirana, shtetasi A. B., 28 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Share it :