Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës komentoi thirrjen e kryeministrit Edi Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion.
E ftuar në Ora News, ajo tha se Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.
Argita Malltezi: Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur.