Berisha: Kërkesa për hetimin e Irena Gjokës u tërhoq kur mori dosjen time

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sërish akuza në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, Irena Gjoka.

Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se kërkesa për hetimin e thelluar të  gjyqtares me tre mbiemra u tërhoq sapo ajo mori dosjen e tij.

“Komisioneri që kërkoi thellimin e hetimit, komisionari që nuk mund të besonte se paratë vinin nga ish-bashkëshortja, kërkoi hetim të thelluar.
E shihte se kjo është simboli i korrupsionit.
Një emër të dytë po të kishte, korruptore do të quhej kjo Irena me tre mbiemra.
Por, komisioneri u transferua menjëherë në detyrë tjetër.
Dhe erdhi tjetër. Sapo mori dosjen e Sali Berishës, tërhoqi kërkesën për hetim të mëtejshëm.
Ky është vetingu i llumit dhe llum-vetingu.
Zotërinj, keni një mision monitorues aty. Ka ndonjë komunikatë misioni juaj për të bërë transparencë para shqiptarëve për këtë akt apo është ambientuar me korrupsionin e tmerrshëm të këtij procesi”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *