Diktatorët janë lubi që nuk ngopen!”/Bushati: SPAK, dhurata më e mirë që mund t’i binte në dorë Ramës!

0
88

Andi Bushati ka analizuar fjalimin e fundit të Edi Ramës, ku ai i shpalli luftë korrupsionit, 11 vite pas ardhjes në pushtet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Ramës i duhet të shpikë një fabul të re, pasi korrupsioni ka arritur nivele aq të larta sa alibia “fajin e ka Saliu” nuk hyn më në punë.

Ka një diferencë midis fjalimit të fundit dhe retorikës së dhjetë viteve të fundit. Në dhjetë vitet e fundit thoshin “fajin e ka Saliu”. Mendoj se Rama e ka kuptuar se është në një gropë më të madhe.

Po të shohësh me kujdes fjalimin, çfarë tha Rama? Shpiku një gënjeshtër më të madhe për të mbuluar një gropë më të madhe. Iku zv.kryeministri, doli Veliaj i përlyer, Belinda me Berberin e përlyer, këtë Rama duhet ta justifikonte. Jo më, “fajin e ka Saliu”, por tha unë jam heroi që do të shpëtoj këtë vend që vuan 550 vjet nga korrupsioni, sepse e kemi marrë nga Perandoria Otomane.  Edhe socialistët e kanë kuptuar se janë bandë hajdutësh, Rama do të shpikë fabul, që jemi komb hajdutësh dhe unë jam mjeku, kalorësi që po përpiqem, mos më gjykoni për trashëgiminë por për vizionin, të ardhmen, pastrimin. Nuk e di sa hahet si fabul, por këtë u përpoq të bëjë.

Bushati tha se SPAk është një vegël në dorë të Edi Ramës dhe po eleminon kundërshtarët e tij politikë.

“Diktatorët janë lubi që nuk ngopen me 95%, duan 100%. SPAK-u, është dhurata më e mirë që mund ti binte në dorë Edi Ramës. Po eleminon kundërshtarët e tij politikë dhe po i kap ndonjë peshk. Në këtë kuptim Rama i ka të gjithë garancitë, që nga ky SPAK nuk preket. Oreksi i diktatorit, në ëndrrat më të bukura të Ramës, as Lefter Kokën, as Alqi Bllakon nuk i do në burg. Rama donte fabul që Shqipëria po pastrohet me incinerator. Por ka disa faktorë të huaj, që i trokasin në derë dhe thonë mos na e merr fytyrën, na jep ndonjë zar të vogël, por ti je i paprekshëm, tek ty nuk të vjen njeri. Ty nuk guxon SPAK të të vijë të të pyesë.Deri tani me 5-6 vjet aktivitet, SPAK ka shërbyer si makineri për të forcuar regjimin e Ramës dhe pushtetin personal të Edi Ramës. Në këtë kuptim, nuk e ka frikë SPAK-un. Ai e do ta ketë jo 80% por 100% vegël. Po, sepse diktatorët janë të pangopur në uzurpime pushtetesh. Kjo është fabula, mos vendos Dumanin, por Kondilin. Por, kjo është për kontrollin 100%”, tha Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here