Flamur Noka: Një kaldaist u bë pronar i inceneratorit të Tiranës, në bashki ka vetëm vjedhje

0
94

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës sa i takon marrëveshjes së huaj me KFW, “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.

Noka: Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here