Një atentat mafioze ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas në afërsi të Athinës në Greqi.
Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.
Burri i moshës 32-vjeçare ka vdekur menëjherë ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa ende nuk jepen të dhëna për motivete ngjarjes. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.
Lajmi në përditësim…