Projektligji për shëndetin riprodhues, Vasili: Sponsorizim i grupeve mafioze dhe lobingjeve antifamilje

0
90

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të të një statusi në rrjetet sociale ka komentuar projektligjin për shëndetin riprodhues.

Vasili shprehet se ky projektligj është sponsorizim i grupeve mafioze dhe lobingjeve antifamilje.Vasili: Politikat kriminale antifamilje te Projektligjit per Shendetin Riprodhues! Projekt ligji “Shendeti riprodhues e fertilizimi i asistuar” eshte qartazi nje sponsorizim i grupeve mafioze dhe lobingjeve anti familje.

Grupet kriminale vendase e te huaja synojne ta ktheje Shqiperine vend trafiku nderkombetar te uteruesit dhe te krijoje “fermat e uteruesit” per prodhim foshnjesh.

Te perdore grate shqiptare si rezervate te paguara per te prodhuar “bebe”me porosi nga kudo, elemente qe jane perfshire ne kete ligj.

Parlamenti Europian me nje shumice te jashtezakonshme 563 vota pro dhe vetem 7 kundra miratoi Direktiven qe e konsideron eurokrim surrogacinë apo uterusin me qira.

Ky projekligj eshte nje tentative e qarqeve anti familje dhe qarqeve antishqiptare per objektivat e ideologjine e tyre dhe shperberjen e Shqiperise.

Kjo eshte nje tentative per te goditur Familjen e perbere nga nje Burre, nje Grua dhe Femijet. Kjo eshte nje tentative per te mohuar percaktimet sublime Nene e Baba e kthyer keta ne termat numerike prindi 1 dhe 2

Nepermjet ketij projekt Ligji shkelet shume rende dinjiteti dhe te drejtat e gruas e femijes si dhe demtohen rende ata edhe nga ana shendetesore.

Por pjesa me vrastare e ketij projekt Ligji eshte ajo qe kerkon te zgjase afatet e kryerjes se Aborteve nga 12 jave deri ne 14 jave duke nxitur vajzat adoleshente drejt abortit.

Gjithashtu ulja e moshes se vajzave nga 18 vjeç ne 16 vjeç, qe te vendosin ne menyre te pavarur  per te abortuar. Ndersa Gjykata Supreme e ShBA merr nje vendim krejt te kundert ndaj abortit dhe Florida ul nga 15 jave ne gjashte jave mundesine e abortit ne Shqiperi ndodh e kunderta.

Ky ligj kriminal, anti jete, anti vlere e moral paraqitet sot kur shpopullimi po zhbën Shqiperine.

Shqiperia ka nevoje urgjente per politika rrenjesisht te kunderta ne mbrojtje te lindshmerise, te themelit te ekzistences se Shqiperise, te familjes, jetes, te te drejtave te gruas e te femijeve kunder diskriminimit e trafiqeve kriminale.

Prindi 1, Prindi 2 është asgjësimi i familjes! Kjo rrymë çnjerëzore që synon të denatyrojë familjen, do të ndalet edhe në Shqipëri. 5 prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus ndalin shpopullimin, mbrojnë familjen dhe kombin! Partia e Lirisë për Familjen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here