Rezoluta për korrupsionin, Korreshi: Mund të bashkëpunojmë me PS, pasi Rama të futet në burg

Për deputetin demokrat Saimir Korreshi mund të ketë bashkëpunim për korrupsionin me kryeministrin Rama vetëm nëse ai futet në burg.

Ai shtoi se duhet parë marrëveshje si jurist pasi nëse nuk e shikojmë të shkruar, se mund të paralelizohen edhe organet e drejtësisë dhe qeveria mund të marrë tagrin e qeverisë.Korreshi: Pasi të futet në burg kryeministri jemi gati të merremi me korrupsionin me të gjithë personat e ndershëm të PS-së. Me një njeri që është simbol i atij që i hanë dardha pas shpine nuk e di sa i sinqertë është ku propozim i tij. Prandaj kur të ketë propozim të sinqertë do të përgjigjem.Duhet parë marrëveshje si jurist pasi nëse nuk e shikojmë të shkruar, se mund të paralelizohen edhe organet e drejtësisë dhe qeveria mund të marrë tagrin e qeverisë. Rezolutat nuk duhet të ngelen në letra dhe peshqit e mëdhenj duhet të bien në rrjetën e drejtësisë.

Share it :