Ekzekutimi i armikut të Ervis Martinajt në Athinë/ Dëshmitarët: Vajza e tij bërtiste

0
252

Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi i 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimit në Athinë, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, 37 vjeçe. Media greke “Protothema” shkruan se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës së tij. Dyshohet se krimi eshte kryer për larje hesapesh mes grupeve kriminale. Personat që ishin të pranishëm në vendngjarje gjithashtu kanë parë të gjithë skenën.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.

“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar okular. Autoritetet greke po vijojnë me hetimet për ngjarjen e rëndë.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here