OMONIA: Shorti për gjyqin e Belerit në Apel është manipuluar, e njëjta gjyqtare i ka rrëzuar kërkesën për betim

DEKLARATE E OMONIA

OMONIA Himare denon me force manipulimin e shortit te hedhur ne Gjykaten e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me qellim vijimin e gjykimit farse kunder Kryetarit te Zgjedhur te Bashkise Himare Dhionisios Alfred Beleri .

Perzgjedhja e Daniela Shirka si kryesuese e trupes qe do te gjykoje ne shkallen e dyte ceshtjen penale te sajuar dhe manipuluar ne dem te Kryetarit te Bashkise Himare te zgjedhur me vote te lire , z.Beleri eshte nje minim qe po i behet standarteve dhe parimeve themelore te gjykimit penal dhe demokracise .

Gjyqtarja Daniela Shirka ka gjykuar me pare z.Beleri lidhur me kerkesen e tij per ti dhene autorizimin e lejes se veçante per te kryer betimin si Kryetar i Bashkise Himare dhe kerkesen per zevendesimin e mases se arrestit me burg.

Ne te dyja raste , kjo gjyqtare , ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe standartet e vendosura dhe sanksionuar nga nje sere vendimesh te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ka lene ne burg dhe i ka mohuar z.Beleri te drejtat e dhena nga populli i Himares dhe Kushtetuta per tu betuar si Kryetar i zgjedhur.

Gjyqtarja Daniela Shirka nuk eshte vecse nje nga te shumtet lakej te pushtetit qe japin cdo dite sherbimet e veta per regjimin autokratik te instaluar ne sherbim te Kryeministrit Rama.

Ndihma e saj ne vjedhjen e mandatit te z.Beleri eshte nje akt i rende dhe me pasoja te medha per drejtesine dhe zhvillimet demokratike ne vend. Shoqata OMONIA Himare, fton gjyqtaren ne fjale qe nese ka ndopak dinjitet , ti shmanget ketij gjykimi me perfundim te paralajmeruar dhe te jape doreheqjen.

Vendosja e drejtesise ne sherbim te interesave politike te dites dhe deshirave te z.Rama eshte pervecse nje krim edhe nje dem i rende qe i behet Shqiperise. Gjykimi qesharak i zhvilluar ne Shkallen e Pare ndaj z. Beleri , pa prova dhe me fakte te manipuluara e mashtrime do te zhbehet shume shpejt ! Koha kerkon drejtesi, demokracia kerkon ligj ! Zbatoni ligjin !

OMONIA HIMARE

Share it :