Ledia Ramo është drejtoresha e Prokurimeve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi emrin e saj e nxori SPAK-u në një procedurë hetimore për një tender me vlerë mbi 1.4 miliardë lekë.
Një nga rastet që tregon ose që ky shtet është profesionist dhe të pasurit i vë në detyra se ata nuk vjedhin ose na tregon se disa të pasur shtojnë pasuritë duke punuar në shtet.
E treta, ndershmëria, të presim dhe të shohim pas vendimeve të gjykatave, sepse hetimet që këta zyrtarë i quajnë qesharake janë ato që po zbardhin, jo një por dhjetëra afera dhe skandale dhe korrupsion në organizatën e Bashkisë Tiranë drejtuar nga Erion Veliaj
Mjafton t’i shikosh profilin në rrjetet sociale, një jetë luksoze me çanta që shkojnë mijëra euro pa i hyrë në luksin e familjes, me vila të tjera miliona euro, por kaq miliona euro arredime.
Mund të duket qesharake, por dhjetëra miliona euro janë shifrat e vërteta të një pasurie që ka drejtoresha Ledia Ramo. Shumë mirë, është krejt normale që bashkëshortja e një biznesmeni që ka hapur një nga hotelet më të mira 20 vite më parë në jug të Shqipërisë “Rapo-s resort”.

Por si mundet, lind pyetja, një njeri kaq i pasur me këtë lloj pasurie, bashkëshorti pronar hoteli me biznese me të ardhura, me miliona euro të tjera xhiro qarkullim në vit të shkojë dhe të punojë drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës, duke rrezikuar edhe burgun, duke u marrë nën hetim nga SPAK-u, duke iu ngritur akuza dhe kallëzim?

Si mundet një njeri i pasur të shkojë drejtor në një bashki me rrogë të varfër? Për çfarë i duhet rroga 700 apo 1 milion lekë një drejtoreshe në Bashkinë e Tiranës, kur ka dhjetëra e miliona euro pasuri dhe biznese? Pse duhet të shkojë Drejtoreshë Prokurimesh një njeri i pasur kur mund të menaxhojë bizneset e tij?

Pa shkuar më tej tek analiza e fakteve se janë të gjitha dyshimet që zonja ka shkuar drejtoreshë me mbështetjen e Taulant Tushës, se zonja ka shkuar drejtoreshë për lidhjet e forta me Erion Veliajn, për ortakëritë e bashkëshortit të saj me vëllain e Taulant Tushës e kështu me radhë.
Fotot tregojnë një jetë luksoze me çanta të reja 5 mijë euro, 7 mijë euro, me kolltukë që mund të shkojnë 30 mijë euro, marka “Fendi”, një nga më të shtrenjtat në botë.
Një njeri i tillë me këtë lloj luksi, kuptohet pa e paragjykuar, të siguruar nga djersa e bashkëshortit nga bizneset e tij, të shkojë dhe të punojë drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, të katandiset të përfundojë në SPAK. Ose është shumë pasionante ndaj punës, ose puna i ka dhënë më shumë të ardhura për jetën e saj.
Ndaj edhe rasti i Ledia Ramos është një tjetër nga ato faktet e shumta që i duhet SPAK-ut te hetimi pasuror i zyrtarëve të Erion Veliajt, te lidhjet e tyre dhe gjurmët që shkojnë në biznese, të cilat më pas kanë punësuar familjarët e tyre në Bashkinë e Tiranës.
SPAK duhet të verifikojë dhe të vijojë hetimet nëse drejtoresha e Velijat, Ledia Ramo ka përfitime apo ka pasur përfitime nga posti apo ajo që mban në Bashkinë e Tiranës./CNA