Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një intervistë ndryshe në emisionin “FitStation” në News24, këtë herë jo nga zyra, por nga ambientet e palestrës.
Meta u shpreh se me aktivitetet sportive të cilat i ka reklamuar gjerësisht muajt e fundit ai dëshiron të japë mesazhin për mbrojtjen e shëndetit përmes sportit.
“Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin për mbrojtjen e shëndetit nëpërmjet sportit Garat na ndihmojnë te gjithëve. Pa stërvitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. . Me pëlqen qe shoh shume njerëz qe merren me sport dhe stërviten ne palestër. Po bej gjithçka qe te motivoj te rinjtë te merren me sport”, tha ai.