‘Priteni Ramën me protesta!’ – PD fton shqiptarët në Athinë, Romë, Milano e kudo në një detyrë patriotike

0
98

Partia Demokratike i ka ftuar sot shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër që jetojnë, në një detyrë patriotike: Ta presin Edi Ramën me protesta,  të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëve që sjell me vete.

Me këtë thirrje ka dalë sot para mediave, Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, z. Indrit Hoxha.

“Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal, – tha Hoxha në një deklaratë.

“I zhvendosur me një shpurë ministrash e kryetarë bashkish nëpër kryqytetet e Europës, si të ishte një mbret oriental, Rama shkon të takojë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit, në ballë të atyre që jetojnë pa punë, por me hajdutëri.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve të diasporës se ky tur me para publike, me taksat e familjarëve që kanë në atdhe, bëhet jo për emigrantet, jo për shqiptarin e punës dhe të sacrifices, që ka marrë rrugët e botës, por per vota dhe për pushtetin e Ramës dhe Rilindjes.

Në këtë tur që e nis nga Athina, Rama shkon për tu kërkuar emgrantëve që ata dhe familjet e tyre në Shqipëri të votojnë për të, edhe pse ai nuk iu lejon të votojnë. Nuk i lejon dyfish: atyre në diapsorë nuk u jep të drejtën e votes, dhe atyre në Shqipëri ose u blen, ose ua vjedh ose ua manipulon votën.

Në vend që t’u japë të drejtën e votes, Edi Rama u ofron një biletë avioni dhe autobusi duke i trajtuar si çifçij në arat e tij elektorale.

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të vendosur se shqiptarët e diasporës, që përbëjnë tanimë 2/ 3 e popullit shqiptar, u takon te kene te drejten e votes, te votojne atje ku jane, per zgjedhjet në atdhe. Çdo ofertë tjetër është një mashtrim dhe kur vjen nga Edi Rama, dy herë e tillë.

Është e ditur dhe e thjeshtë se pse Edi Rama nuk e do pjesëmarrjen në votim të emigrantëve. Si qytetarë te botes se lirë, si njerëz që i kanë shpëtuar manipulimit dhe shantazhit prej tij, ata do të votojnë kundër. Ata kanë votuar njëherë me këmbë, duke ikur, kundër Ramës, dhe mezi presin ta kundërvotojnë sërish.

Edi Rama shkon të vizitojë shqiptarët e emigracionit, jo si kryeministri por si dëbuesi i tyre. Në Athinë ai shkon edhe i paftuar. Shkon pikërisht tek ata të cilëve u mbylli kufirin para tre vitesh për ti penguar që të votonin.

Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëv që sjell me vete.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here