Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova u gjetën pa shenja jete në Tiranë zonën e “Selvisë”. Dy shtetaset ukrainase kishin ndërruar jetë si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.
Sipas dëshmisë së shoqes së tyre, vajzat kishin konsumuar më parë alkool. Ajo ka thënë se më pas është shtrirë të flejë dhe kur është çuar i ka gjetur pa shenja jete.
Sipas shoqes së viktimave, të dyja vuanin nga sëmundje.
“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.
Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka thënë ajo.