Kryebashkiaku i Tiranës që e quan veten “zdroms”, rezulton se ka shtuar pasurinë e tij me apartamente apo vila me tri kate në një zonë rezidenciale.
Erion Veliaj shfaqet shpesh si kreu i asaj që ai e quan organizatë, ku një grup drejtorësh janë arrestuar nga SPAK-u si hajdutë.
Gazetari Artan Hoxha është shprehur në një emision televiziv se Veliaj ndërtoi papafingon e banesës së tij gjatë fushatës elektorale.
“Ky është problemi i atij kryetarit të bashkisë, edhe Bushati banon aty dhe unë kam qenë nja 2 vjet me qira atje dhe më ka bërë shumë mirë ajo, mua më sollën aty për të më mbrojtur, se ishte paguar nga burgu për të më vrarë. Më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur ku jetonte Veliaj, ku erdha unë atje tek Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetem një kat, pyete çik Bushatin, sot ka tri kate. Si i ka bërë 3 kate aty? Ishte një aktor sipër atij, iku ai aktori, e mori Veliaj, u bë edhe papafingo. Ajo papafingo u bë gjatë fushatës elektorale, vinte vinçi dhe bllokonte rrugën”, u shpreh Artan Hoxha./CNA