Nga Kukësi, Gazment Bardhi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë dhe takimin e tij me shqiptarët atje. Bardhi tha se Rama ka pasur 11 vite kohë për të punuar në të mirë të emigrantëve shqiptarë anembanë botës por ka dështuar.Takimin me shqiptarët në Athinë të kryeministrit Edi Rama, Gazment Bardhi e komentoi nga Kukësi.Për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Rama ka dështuar për të punuar për diasporën. I pyetur për zgjedhjet e 2025 bardhi u shpreh i bindur se mobilizimi i PD-së do të çojë në rrëzimin e socialistëve nga pushteti.Partia Demokratike e rithemelimit ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin duke nisur kështu përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025.