Faleminderit që na përzure! Pankartat që presin Ramën jashtë spektaklit

0
105

Zelli për të treguar se është i aftë të mbushë gjysmën e një salle të një pallati të lojërave me dorë në Athinë, e nxiti Edi Ramën të tregojë fytyrën e vërtetë të regjimit të tij.

Miliona euro u derdhën nga qeveria e tij për të treguar thjesht mentalitetin autokratik të qeverisë.Mijëra persona nga administrata dhe jo vetëm u detyruan të marrin rrugën drejt Athinës përdhunshëm

Mediat greke thonë se dy të tretat e sallës ishin prurje nga Shqipëria.

Edhe pse në vendin fqinj jetojnë së paku 700 mijë shqiptarë, as edhe një grusht prej atyre që Rama në mënyrë skandaloze i quan ‘mish i freskët’ nuk kishin ardhur në takim.

Edhe pse çingijet e pushtetit po këndonin për t’i joshur, Rama u refuzua masivisht nga shqiptarët.

Ata që ishin në sallë, të intervistuar nga mediat shqiptare, më kot mundoheshin të tregonin se kishin ardhur në mënyrë spontane.

Gazetarët e oborrit kishin mbërritur të parët për të filmuar se si Edi Rama dhe familja e tij zbrisnin nga avioni i tij privat dhe për të paraqitur këtë zbarkim si arritje të madhe.

Mjaftonte kjo zbritje nga avioni alla-Gadafi për të kuptuar thelbin e këtij sundimi korruptiv. Por drama më e madhe e këtij sundimi është largimi masiv i shqiptarëve si asnjëherë në histori.

Mbi 1 milion shqiptarë ikën në më pak se 10 vitet e qeverisjes së Ramës.

Edhe ata pak që zgjodhën të dëbuar nga keqqeverisja e Ramës, të cilët ishin të pranishëm në këtë cirk, dukej sikur thoshin: Faleminderit që na përzure!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here