Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për kanalin presigjoz amerikan, FoxNews, duke i dërguar një mesazh të qartë presidentit amerikan, Joe Biden në lidhje me zhvillimet politike dhe gjeopolitike në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Meta ka theksuar se është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara po harrojnë një nga aleatët e tyre më të rëndësishëm evropianë dhe NATO, që është Shqipëria. Sipas Metës, aktorë të jashtëm si Rusia janë përpjekur të pengojnë integrimin e rajonit në BE dhe anëtarësimin në NATO.
qartë për Presidentin Biden, “Mos harroni Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.
Meta, i cili ishte president i Shqipërisë nga viti 2017 deri në 2022 dhe tani drejton Partinë e Lirisë, është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara po harrojnë një nga aleatët e tyre më të rëndësishëm evropianë dhe NATO.
Në një intervistë ekskluzive me Fox News Digital, ish-presidenti tha se Ballkani “po vuan nga status quo” dhe se aktorë të jashtëm si Rusia janë përpjekur të pengojnë integrimin e rajonit në BE dhe anëtarësimin në NATO.
“Ata kërkojnë të krijojnë një vakum që duhet mbushur për ta për të minuar vlerat dhe themelet europiane”, tha Meta.
Meta përfundoi duke thënë se njerëzit e Ballkanit i duan Shtetet e Bashkuara sepse e shohin atë si një simbol të demokracisë dhe nuk duhet ta harrojë kurrë këtë.
Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë dhe sa i rëndësishëm është Ballkani për Evropën dhe se Shqipëria mund të jetë një partner afatgjatë për të ndihmuar përballimin e shumë sfidave globale”, tha Meta.