Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë pak minuta më parë. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra e kryebashkiakë, si dhe disa gazetarë të oborrit.
Rama u prit në Athinë nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.
Për vizitën e Ramës janë marrë masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do të sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.
Takimi pritet të nisë në orën 11:00. Më pas gjatë ditës kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas informacioneve të “protothema.gr”, Rama shoqërohet nga mbi 150 persona.