Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Baltëz të Fierit. Dyshohet se nga ngjarja një person ka mbetur i vrare.
Ndërkaq mësohet se polici që ka humbur jetën në Fier nuk ka qenë në detyrë, ndërsa autorët janë larguar me një makinë ngjyrë blu.
Burime jo zyrtare bejne me dije se viktima është me origjinë nga Tropoja.
Ende nuk dihet autori apo detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë.