LISTA/ Nga Rrumbullaku tek Ardi Veliu, kush do të thirret për të dëshmuar për “TIMS”

Ka nisur takimin Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji, ka zbuluar propozimin në lidhje me marrjen në pyetje të dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të TIMS.

Salianji: “Komisioni të thërrrasë Taulant Ballën, Besnik Dervishin, në datë 17.05.2024 drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça, Ardi Veliu”

Propozimi:

Në datën 17 maj ora 11:00 Muhamet Rrumbullaku

Në orën 13:00 ish-drejtori i IT në polici Ervin Muça

Në orën 14:00 drejtori i sistemeve të Policisë Enri Ndoni

Në datën 27 maj ora 17:00 ish përgjegjsi i IT Ardit Muça

Në orën 16:00 Ardi Veliu

Më 29 maj ora 17:00 Florian Sulejmani

Në orën 19:00 Zef Laska

Më 31 maj Neritan Nallbati dhe Dorian Tola

Në orën 13:00 Vlora Hyseni dhe në orën 14:00 Evina Gjana.

Share it :