Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Bulqizës.
Burime bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine të parkuar. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të plagosur.
Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Kujtojmë se sot në mesditë u regjistruan dy vrasje në vendin tonë. Në fshatin Baltëz të Fierit 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica ekzekutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç. Autori u arratis pas krimit dhe ende nuk është kapur nga Policia.
Ndërkohë në Lezhë, brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja” 62-vjeçari Arsen Dani vrau me thikë nënën e tij Gjylije Dani 88-vjeçe. Autori dyshohet me probleme të shëndetit mendor, teksa u arrestua nga Policia.