Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit, atyre që duan ndryshimin, atyre që duan transparencën, ti bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e shefit politik të 5D, Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Postimi i plotë:
Do ndryshim? Ngrihu të protestojmë nesër!
Ndryshimi nuk vjen asnjëherë nga pushtetarët. Ata duan status quo-n, duan privilegjet që kanë, duan të vazhdojnë në pafundësi të abuzojnë me taksat në kurriz të së ardhmes tonë.
Ndryshimi nuk vjen thjesht duke folur me familjarët në shtëpi apo me miqtë e shokët në një kafene.
Ndryshimi nuk vjen thjesht duke ëndërruar për të, nuk vjen as duke ndejtur duarkryq.
Do ndryshimin? Do ti japësh vetes dhe komunitetit një mundësi reale për jetesë dinjitoze? Do të jetosh në një vend ku në piedestal është njeriu dhe jo korrupsioni 100%?
Ndryshimi vjen vetëm duke reaguar.
Ngrihu e protesto, të gjithë bashkë nesër në orën 11.00 para bashkisë për të kërkuar transparencë dhe dorëheqjen e Kryebashkiakut të Tiranës.