Vrasja në Fier/ Policia rrethon autorin, dyshohet se është i armatosur

Prej disa orësh, efektivët e Policisë po vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili mesditën e sotme ekzekutoi efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.

Burime bëjnë me dije se vrasësi është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe efektivët e Policisë po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë. Kjo për shkak se dyshohet se 23-vjeçari është i armatosur.

Më herët, Policia sekuestroi edhe automjetin tip “Audi” të autorit, i cili pas krimit e kishte lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur

Dyshohet se pas një konfliktit të çastit, Azgan Mernica qëlloi me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, i cili ishte rrugës për të marrë turnin.

Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *