Xhaferri: Nesër në shesh kundër 1 vjetorit të masakrës zgjedhore të 14 majit që u financua me paratë e 5D!

0
78

DEKLARATA E KREUT TË FRPD-së, BESART XHAFERRI:

Në një kohë që SPAK dhe drejtësia kanë vendosur që, paturpësisht, të amnistojnë Erion Veliajn për aferën 5D dhe inceneratorin e Tiranës, ku ai është pronar de fakto, ne nuk do ta bëjmë, pasi nesër do jemi sërish në shesh kundër sektit që ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës dhe që e kanë kthyer në një çerdhe hajdutërie dhe babëzie.

Protesta e nesërme përkon edhe me 1 vjetorin e masakrës zgjedhore të 14 Majit, ku Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, tre bajlozët e tenderave të Bashkisë Tiranë me paratë e përfituara nga kompania 5D dhe djegësi i Tiranës, tjetërsuan vullnetin e qytetarëve të Tiranës, duke blerë vota nga shtresat e margjinalizuara, duke kërcënuar sipërmarrjen me taksidarët e tyre, duke financuar kandidatë për kryetarë dhe duke blerë vëzhgues e komisionerë.

Në Krye të Bashkisë është një njeri me mandat të blerë me paratë e taksave tona dhe protesta jonë nuk do të ndalet deri në largimin e tij dhe armatës së drejtorëve të korruptuar nga ky institucion, që duhet ti kthehet qytetarëve të Tiranës një orë e më parë.

Erion Veliaj e ka vendin në qeli krah KOLEGËVE të tij të organizatës së Rilindjes dhe posti i Kryebashkiakut duhet ti kthehet urgjentisht qytetarëve, teksa lufta për çrrënjosjen e korrupsionit nga Bashkia është një emergjencë.

Taulant Balla dhe kamikazët e tij në Policinë e Shtetit ti ndalin përndjekjet ndaj aktivistëve tanë më qëllimin e vetëm për dekurajimin e protestës, pasi nuk do ia dalin.

Arrestimet politike, përndjekjet, zvarritja e proceseve gjyqësore, kërcënimet, shantazhi dhe linçimet nuk do funksionojnë.

Ne do jemi në shesh nesër dhe në çdo protestë, pasi aty jemi për të mbrojtur qytetin ku kemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tonë, të cilët nuk do ti lëmë kolateral të korrupsionit të Erjon Veliajt dhe Edi Ramës.

Nesër do jemi në shesh për ti hequr nga qafa Tiranës medaljen e ‘kryeqytetit evropian të pastrimit të parave’, pasi është një medalje që duhet ta mbajë në qafë vetëm Erion Veliaj me Edi Ramën, përgjegjës për krijimin e narkoshtetit të parë në Evropë.

Afera 5D dhe koncensioni korruptiv i djegësit të Tiranës kanë vulosur fundin politik të Erion Veliaj, ndaj sot kam një ftesë për të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës që ti bashkohen masivisht protestës sonë, e cila është protestë për mbrojtjen e interesit publik.

Prania juaj në protestë është goditje për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka përfaqësinë e tij në Bashkinë e Tiranës, ku dhe vetë përfaqësuesit e Nranghetas vijnë për të negociuar leje ndërtimi.

Nuk e kemi luksin të jemi indiferentë përballë këtij Grupi të Strukturuar Kriminal ndaj nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të dalim në shesh kundër kastës korruptive që ka marrë peng Bashkinë Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here