Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me problematikat që shqetësojnë sot të rinjtë shqiptarë, siç është dhe ligji për studentët e Mjekësisë.
Në një dalje për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë Arla Merja tha se kjo qeveri nuk po e ndal shpopullimin.
Deklarata e Anëtares së Kryesisë së Partisë së Lirisë Arla Merja
Partia e Lirisë, si nje parti në mbështetje të rinisë ka ngritur që në krye të herës zërin në Parlament e kudo, në mbështetje të kauzës së drejtë të studentëve të Universitetit të mjekësisë. Në kohën që është hedhur për diskutim publik, draft-ligji i propozuar për herë të dytë pasi Gjykata Kushtetuese, e rrëzoi ligjin e parë të miratuar, pa asnjë konsultim me studentët dhe grupet e interesit duke e konsideruar atë një ligj antikushtetues.
Nuk do të ndalojmë së rithënuri se shpopullimi nuk ndalet, duke i marrë peng diplomën studentëve të mjekësisë.
Por, duke i krijuar kushte pune, duke i mbështetur, investuar në arsim cilësor dhe shërbim shëndetësor cilësor.
Le te themi disa të vërteta. Largimi i të rinjve shqiptarë ka sjellë si pasojë mbylljen e dhjetëra degëve të studimit në universitetet e vendit. Në krahasim me vetëm një vit më parë, në auditore janë 4300 studentë më pak.
Dhjetëra programe studimi mbyllen çdo vit. Degët e mësuesisë si kimia, matematika, fizika, madje edhe gjuhë-letërsia, kanë minimumin historik të studentëve, ndërsa 100 degë të tjera rrezikojnë të mbyllen vitin tjetër.
Partia e Lirisë ka një program konkret me politika mbështetëse, me buxhet për arsimin, dhe jo me propagandë boshe.
Ne do ndërmarrim reforma të thella, në mënyrë që të arrijmë nivel pagash mbi mesataren e rajonit. Ne vetëm në një mandat qeverisjeje, ne synojmë dyfishimin e pagave të mesuesve dhe mjekeve si dy sektor kyç për një jetë dinjitoze për qytetaret tanë.7
Dyfishimin e buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin, pasi ne besojmë se investimi në kapitalin njerëzor sot është emergjencë kombëtare dhe e vetmja mënyrë për të përballuar sfidat e një ekonomie konkurruese me rajonin dhe vendet e BE-së.
Mësuesia do të konsiderohen degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit. Ne nuk mund të lejojmë brezat që po vijnë të mbeten pa mësues në degë si mësuesia, kimia, fizika dhe shkenca, pasi vetëm edukimi mund të përgatisë brezat e së ardhmes, dhe ndërtimin e një shoqerie të zhvilluar.
Gjithashtu ne do bëjmë një reformë të thellë në kurrikulat shkollore pasi dështimi spektakolar në Testin Piza, i dha një shuplakë propagandës dhe pseudoreformës së kurrikulave të 2019.
Çfarë nxori në pah ky Test ndërkombëtar? I zhvilluar me një grup nxënësish të moshës 15-vjeçare, treguan se arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Niveli i përgatitjes së këtyre nxënësve 15-vjeçarë rezultoi më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet e marra në shqyrtim nga PISA.
Jemi më keq se 20 vite më parë. Kjo rënie në pikiatë e cilësisë së arsimit, ngarkon me përgjegjësi në radhë të parë institucionet shtetërore, Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë. Rivitalizimi i trupës pedagogjike është domosdoshmëri, për arsim cilësor dhe kjo kërkon pikë së pari një analizë të thellë dhe strategji të qëndrueshme.
Arsimi si prioritet Kombëtar nuk është një retorike politike, por një emergjencë kombëtare për të cilën duhet të veprojmë sot, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.