Protestuesit përleshen me policinë, shkulin gardhin metalik të Veliajt

0
78

Qytetarët kanë filluar të shkulin një nga një gardhin metalik me të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj “blindoi” bashkinë e Tiranës.

Protestuesit pasi kanë hedhur molotov kanë filluar të përleshen me policinë ndërsa gardhet metalike po çmontohen nga institucioni që është kryefjala e “korrupsionit”.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vedosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin molotov drejt policisë.

Protestuesit kanë lidhur një litar të gjatë me anë të të cilit tentojnë të shembin gardhin, ndërkohë që disa të tjerë po e tërheqin me duar. Pas gardhit rrethues gjendet kordoni i forcave policore, i cili është zëvendësuar tashmë nga efektivët e FNSH dhe Shqiponja.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here