457 milion euro për rrugën, por s’ka para për banorët që u prishen shtëpitë

0
113

Për shkak të projektit Thumanë – Kashar, disa familjeve të fshatit Bërxullë do t’u prishen banesat sot (15 Maj), ndërsa familjarët janë ngritur në protestë, për shkak se sipas tyre nuk do të dëmshpërblehen.

Ata janë ngjitur në tarracën e banesës dhe kërcënojnë se do të digjen me benzinë, nëse shteti nuk u ofron zgjidhje.

Banesat e tyre të ndërtuara që përpara 30 vitesh do të shkatërrohen, ndërsa ishin peng të procesit të legalizimit që nga 2014-ta.

Tashmë një vendim i ASHK-së i ka skualifikuar nga legalizimi duke i hapur rrugën prishjes së shtëpisë, ndërkohë që institucionet nuk u garantojnë bonus qiraje.

Për familjarët kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet në kurriz të interesave personale

Ata kanë kërcënuar se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Për koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar, do të paguajmë 56.3 miliardë lekë ose 457 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here