Bylykbashi: SPAK nuk i shpëton dot dosjes së Inceneratorëve ! Në kokë të së gjithës është Edi Rama !

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaron se SPAK nuk i shpëton dot dosjes së Inceneratorëve.

I ftuar në Ora News, deputeti tha se të gjithë fokusohen tek përplasja mes Ballukut dhe Veliajt, por në fakt në gjithë këtë histori në kokë të së gjithës është Edi Rama.

BylykbashiTë gjithë fokusohen tek ajo përplasje mes Ballukut dhe Veliajt, por në fakt në gjithë këtë histori në kokë të së gjithës është Edi Rama.

Fakti që këta po bëjnë këtë paradë dhe po shkojnë dhe lëshojnë edhe deklarata të llojit që ka ardhur koha që të zbardhet, asaj i ka ardhur koha jo për tu zbardhur por për tu bërë qelizëm dhe jam i bindur dhe e kam thënë edhe herë tjetër që SPAK nuk i shpëton dot kësaj dosje.

SPAK është përplasur me këtë cështje që e ngriti opozita dhe nuk i ikën dot.

Është aq e madhe sa që maksimumi që mund të bëjë akoma për pak kohë është të fragmentojë në copa më të vogla.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *