E rëndë në Durrës ! Babai mbajti peng 2 fëmijët e mitur dhe hapi zjarr me kallashnikov ndaj RENEA-s

Një ngjarje terrori të denjë për filmat e hollivudit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shtetasi Aleks Marku, nga Lezha ka ka mbajtur peng dy 2 fëmijët e tij të mitur dhe ka qëlluar me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Pas disa orësh negociata uniformat blu arritën të hynin në banesë duke nxjerrë dy fëmijët që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Bëhet me dije se 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim”, njofton policia.

 

Share it :