Kryebashkiaku i Librazhdit: Mbi 7 mijë vetë udhëtuan nga Shqipëria në Athinë!

Del një tjetër filmim nga interesimi i emisionit Piranjat në Athinë, ku kryeministri Edi Rama pati një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Duke qenë se socialistët ishin angazhuar të shpërngulnin punonjës të administratës për të mbushur sallën, Piranjat ka sjellë dëshmi të tjera mes të cilave ajo e kryebashkiakut të Librazhdit, Mariglen Disha që thotë se numri i atyre që udhëtuan nga Shqipëria në Athinë ishin mbi 7 mijë veta.

Takimi u zhvillua në një nga sallat e stadiumit Galaci dhe për të mbushur sallën ishin angazhuar me qindra në mos me mijëra punonjës të administratës, që u detyruan të ndjekin nga pas kryeministrin në Athinë. Drejtori i teatrit të Fierit pohoi të njëjtën gjë në një filmim të fshehtë të realizuar nga Piranjat gjatë kohës që fliste kryeministri Rama. Ai tha se punonjësit e administratës ishin detyruar të udhëtonin drejt Athinës dhe duhej të realizonin një video për të provuar prezencën e tyre në takim. Një ditë pas publikimit të dëshmisë së tij, ai u shkarkua nga detyra.

Share it :