Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë.
Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.
Në përbërje janë 32 persona të këtyre familjeve ku prona e tyre nga autostrada Thumanë-Kashar.
Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.
Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.
Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.