Tritan Shehu ka kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Shehu njofton se interpelanca është pranuar dhe se do të mbahet nesër në Kuvend.
“Interpelanca: “Njohja, denimi i genocodit serb ne Kosove, asistenca ndaj Prishtines per prezantimin nderkombetar te tij”! E kerkuar nga une me Kryeministrin Rama, do te zhvillohet neser para dite ne seancen plenare. Faleminderit”, njofton Tritan Shehu.
Ndërkohë burime për BalkanËeb njoftojnë se Rama nuk do të jetë i pranishëm nesër në seancën plenare.
Kreu i qeverisë e ka deleguar interpelancën te ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Interpelanca do të jetë pika e tretë e rendit të ditës të punimeve të seancës parlamentare. Rama do të jetë në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në punimet e Samiti Rajonal të liderëve. Ky Samit pritet që t’i bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.