Zbulohet arsyeja pse është thirrur Belinda Balluku në SPAK

Është zbuluar arsyeja pse është thirrur zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si personi që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.

Fletë-thirrja është bërë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton edhe inceneratorin e Tiranës, hetimet për të cilin janë drejt fundit. Numri 2 i Qeverisë është paraqitur në SPAK rreth orës 16:00 dhe po jep sqarime në lidhje me çfarë ka dalë nga hetimet.

Fletë-thirrja ndaj Belinda Ballukut vjen pak kohë pas asaj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dëshmoi para oficerëve të BKH-së në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

 

Vlen të theksohet fakti se në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belinda Balluku përmes një shkrese me datë 10 korrik 2023, iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.

Kujtojmë se Belinda Balluku është thirrur dhe ka dhënë dëshminë e saj edhe në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët të ngritur nga Kuvendi me kërkesë të opozitës.

Si drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasardhëse e Gjiknurit, Belinda Balluku mban përgjegjësi edhe për pagesat ndaj inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Shkresa drejtuar Veliajt:

Share it :