Zbulohet dëshmia e Aleks Markut: Qëllova se prisja të më sulmonin

0
64

Detaje të reja janë zbuluar nga pengamarrja në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Pasi policia e Durrësit njoftoi forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij, 40-vjeçari ka folur për policinë. Gjatë kohës që është kryer neutralizimi, dy fëmijët e autorit, i kanë bërë thirrje të dorëzohet.

U mësua se Marku, ka deklaruar se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka qëlluar me armë, pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush ishin këta të fundit.

Ndërkohë dy fëmijët, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin ndihmë nga psikologu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here