Gjykatë Kushtetuese më datë 21 qershor do të shqyrtojë kërkesën e PD-së , për mandatin e Olta Xhaçkës.
Padia u dorëzua më 24 prill nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai u shpreh asokohe se padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.
Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.