“Pronat publike në ankand”, Tabaku: Projektligj që i hap rrugë korrupsionit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kundërshtuar projektligjin ku pronat publike mund të nxirren në ankand dhe të ndërrohen me prona private.

Tabaku theksoi në News 24 se ligji është bërë pa konsultime dhe se i hap rrugën korrupsionit madhor.

Jorida Tabaku: Ky ligj nuk ka pasur as konsultime dhe as debate e as përfshirje të grupeve të interesit. Projektligji mund t’i hapë rrugë korrupsionit. Kjo i hap rrugë shkëmbimeve që mund të jenë korruptive. Ky ligj nuk vjen për interesa të qytetarëve. Është ligj i sponsorizuar, është ndër ligjet e kapura që janë dërguar në parlament.

Këtu mund të kenë mundësi që një tokë publike që nuk njihet mirë pronari, mund të merret. Investitori strategjik mund të marrë prona shtetërore. Kjo hap shteg të madh korrupsioni.

Share it :