Në vitin 2022, në një show mediatik, Ministri i Brendshëm në atë kohë Bledi Çuci dhe drejtoresha e IKMT, Dallandyshe Bici njoftuan publikun e gjerë se një pallat gjigand, në një ndër zonat më të shtrenjta të Tiranës, ishte sekuestruar pasi kishte ndërtuar pa leje 2700 m2.
Aso kohe Blendi Cuci, nuk i njoftoi publikisht shqiptarët se ai Pallat në fakt ishte i një zyrtari të bashkisë së Tiranës. Pak ditë përpara se të bëhej publik ky skandal, në datën 9 shkurt, Arben Maloku ishte larguar dhe nga detyra e administratorit të njësisë Zallher.Emisioni Plug në lidhje me procedurat e ndjekura nga IKMT nga KKT-ja, i është drejtuar me një kërkesë për informacion këtyre dy institucioneve.Në përgjigjen e datës 9 prill 2024, Agjencia e Zhvillimit të Territorit sqaron se:
Për sa i përket pyetjes suaj në lidhje me kriteret e vlerësimit të akteve të sjella nga IKMT dhe IMT për objektet e konfiskuara ju bëjmë me dije se bazuar në Kreun III “Përgjegjësitë dhe detyrat e agjencisë”, të VKM-së Nr. 725, datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, (i ndryshuar), nuk është në juridiksionin e institucionit tonë verifikimi i ligjshmërisë së akteve që depozitohen nga institucionet e tjera të cilat bashkërendojnë punën me AZHT-në po ashtu edhe dokumentacionit të depozituar nga subjektet zhvillues për aq kohë sa këto akte janë të lëshuara dhe konfirmuara nga institucionet kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi.
•Për sa i përket kushteve dhe kritereve të administrimit, shqyrtimit të dokumentacionit të aplikimit dhe më pas miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit, ky process bazohet në dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin 66/2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes public apo strehimin social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” po ashtu dhe VKM -së Nr. 197 datë 03.04.2024 “Për miratimin e rregullave dhe të procedurave për pajisjen me leje zhvillimi, ndërtimi dhe certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara apo të transferuara në favor të shtetit me kontatë premtim shitje, me vlerë 1 euro”.
Pra, AZHT na konfirmon se aktet ligjore për evidentimin dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje janë sjellë nga Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit. Emisioni Plug, iu drejtua IKMT-s me një kërkesë për informacion në datën 20 mars 2024 për këto të dhëna:
1- Te gjitha propozimet e IKMT drejtuar KKT bazuar ne kete VKM.
2- Sa nga keto shkelje jane konstatuar nga institucioni juaj dhe sa nga IMT vendore.
3- Sa nga keto subjekte jane perserites te kesaj vepre penale.
4- Sa kallezime ka bere institucioni juaj per kete veper dhe per cilat subjekte.
Në datën 9 prill, IKMT përgjigjet si më posht vijon:
Lidhur me rolin e IKMT në fushën e veprimtarisë që rregullon VKM Nr. 589, datë 07.09.2022 “Për rregullat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi” parashtrojmë si më poshtë: IKMT referuar VKM-së Nr 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e inspektoratit kombëtar të mbrojtjes së territorit”, ndër të tjera, ka të sanksionuar si mision e fushë të veprimtarisë së saj ruajtjen dhe sigurinë e territorit dhe të ndërtimeve, ndërsa pjesë e sanksioneve të shkeljeve në këtë aspekt është parashikuar dhe konfiskimi, rol për të cilin ngarkohemi në reference të:
– Pikës 6 të VKM-së Nr. 589, datë 07.09.2022 “Për rregullat dhe për konfiskimin për interes public të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi, ku është sanksionuar se Procedura e konfiskimit për interes publik sipas këtij vendimi fillon me propozimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, në vijim të inspektimeve periodike të kryera kryesisht apo pas marrjes së njoftimit nga IMT-ja
– Ndërsa në pikën 8 të kësaj VKM-je sanksionohet seIKMT-ja përcjell dokumentacionin e parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila e administron në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dokumentacionin e sipërcituar dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e propozimit nga ana e KKT-së.
1.IKMT nga Muaji Shtator 2022 e në vijim ka konstatuar e dokumentuar 25 raste ndë rtimesh për qëllim fitimi të cilat tejkalojnë masën 2% të sipërfaqes totale me leje – të cilat janë përfshire në procedurat e konfiskimit sipas VKM Nr. 589, datë 07.09.2022, nga të cilat
24 raste janë punime në tejkalim të dokumentacionit të miratuar (leja e ndertimit)1 rast është objekt pa leje ndertimi dhe pa dokumentacion të miratuar nga organet kompetente. Për të cilat që në momentin e konstatimit, krahas aktit ku evidetohet konstatimi është nxjerrë dhe urdhëri i pezullimit të punimeve – duke ju komunikuar rregullisht subjektit ndërtues.
2. Për secilin prej këtyre rasteve, nga ana e IKMT janë mbajtur e hartuar proçesverbalet e konstatimit duke u pasqyruar gjendja e saktë e objektit të konstatuar, matjet, sipërfaqja e plotë dhe ajo në tejkalim të lejes së ndertimit si dhe përqindja e tejkalimit duke vijuar më pas me propozimin për konfiskim. Ndërsa nga ana e IMT-ve në atë periudhë nuk rezulton të ketë pasur propozim për inicimin e procesit të konfiskimit.
3. 3. 3. Lidhur me pikën 3, nuk kemi informacion lidhur me përsëritjen e vepres penale.4.
Lidhur me rastet e kallzimeve dhe fillimit të procedimit penal, evidetojmë se për rastet në fjalë nga ana e IKMT nuk është bërë kallëzim penal me shkrim, pasi veprimtaria e mësipërme për ekzekutimin e vendimeve të konfiskimit është kryer në bashkëveprim me Policinë e Shtetit dhe këto raste janë referuar në prokurori nga policia.
Gjithashtu IKMT u pyet nëse këto subjekte janë gjobitur dhe hequr licensa sipas parashikimeve ligjore.
Ligji Nr. 107/2014, ne nenin 52 pika 5 parashikon “Për shkeljet e kryera nga subjekti ndërtues, projektuesi, mbikëqyrësi dhe kolaudatori, strukturat e kontrollit paraqesin menjëherë kërkesën për heqjen e licencës. Autoritetet përkatëse janë të detyruar të marrin vendim për heqjen e licencës brenda pesë ditëve. Subjekti, të cilit i është hequr licenca, nuk mund të pajiset më me të njëjtën licencë për 5 vitet në vijim”. kerkesat per heqjen e licenses se subjekteve objekt i VKM 589.
Në përgjigjen e saj IKMT sqaron se:
Në kushtet dhe rrethanat e mësipërme, pavarësisht se ndaj këtyre objekteve të konstatuara të ndërtimit në paligjshmëri është aplikuar masa e konfiskimit, këto masa nuk mund përjashtojnë nga përgjegjësia ligjore e administrative edhe mbikëqyrësin e këtyre projekteve. IKMT ka nisur e ka vijuar me procedimin administrativ në referencë të ligjit 8402/1998 ‘për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’ për subjektet mbikëqyrëse duke i adresuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me propozimin për masë administrative ndaj subjekteve të konstatuara në shkelje të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Emisioni Plug iu drejtua serish IKMT-s për t`i vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin shkresor në lidhje me këto subjekte, por ende sot, pas më shumë se një muaji nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Sipas përcaktimeve ligjore kompanitë të cilat konstatohen në shkelje të ligjit dhe kanë ndërtuar pjesërisht apo tërësisht pa leje, janë të detyruara të paguajnë jo vetëm gjobën dhe detyrimin për m2, por edhe të kallëzohen penalisht. Madje kompanisë, supervizorit dhe inxhinierëve u hiqet licensa për 5 vite. E për pasojë këto kompani nuk mund të marrin leje të re ndërtimi.
KKT-ja, me një vendim të datës 19 tetor 2022 vendos në pikën 10 të tij për konfiskimin për interesin publik të objektit ‘godinë banimi dhe shërbime 4,5,9 kate me dy kate parkim nën tokë, me vendodhje në rrugën Myslym Shyri, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë ARB-TRANS 2010 shpk.’’
Vendim të cilin kompania e ka dërguar në gjykatë. Nëse ligji do të ishte I barabartë për të gjithë, kjo kompani pas kësaj date nuk do të duhej të merrte më leje ndërtimi, pasi licensat mund të revokoheshin vetëm pas pesë viteve.
Por nuk ndodh kështu. Pas kësaj date, ARB&TRANS-it 2010 në bashkëpunim me kompaninë ‘USLUGA’ të familjes së Sadri Abazit, në datën 18/10/2023, fiks një vit më vonë po nga KKT-ja me firmën e Edi Ramës i miratohet leje ndërtimi.
Pika 13 e vendimit:
Leje zhvillimi për objektin ‘qendra e kongreseve, godinë banimi dhe godinë hotelerie me vendndodhje në rrugën Bulevardi i Ri bashkia Tiranë me subject zhvillues shoqëritë: USLUGA dhe ARB&TRANS 2013’.
Pra shteti i Edi Ramës, pasi konfiskoi me bujë pallatin në rrugën Myslym Shyri, pallat i cili ka përfunduar jo në regjistrat e shtetit, por në regjistrat e Drejtësisë së Re, shpërbleu ndërtuesin e tij Arben Maloku dhe biznesmenin Sadri Abazi me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri.
AZHT-ja e pyetur nga ne, nëse i ka dhënë leje të tjera ndërtimi subjekteve të gjetura në shkelje flagrante të ligjit, refuzoi të jepte shpjegime, por thjesht na orientoi të hulumtonin vendimet e KKT.
Por shpërblimet për shtabin electoral të Erion Veliajt nuk përfundojnë këtu. Pas tetorit të vitit 2023, kur Rama miratoi lejen e ndërtimit për Malokun dhe Abazin, në mars të vitit 2024 do të ishte Rakip Suli që do të miratonte një tjetër leje ndërtimi po për këtë kompani.
Sipas ekstrakit në QKB, kompania ARB&TRANS regjistron adresën dytësore si më poshtë vijon: Godinë banimi dhe shërbimi 5 dhe 7 kate me një kat nën tokë, bashkia Kamëz.