Berisha: Kauza e Teatrit Kombëtar është objektiv madhor i PD, do e rindërtojmë ashtu siç ishte, aty ku ishte

0
89

Këtë të premte mbushen katër vite nga shembja e godinës historike të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kreu i PD, Sali Berisha nga tubimi qytetar tha sonte se kauza e TK është objektiv madhor i PD, ndaj do rindërtohet ashtu siç ishte, aty ku ishte.

Berisha: Një nderim të veçantë, mirënjohje të pakufishme kam për artistët e vërtetë të këtij kombi, që në një betejë të pashembullt, mbrojnë një kauzë kombëtare.
Mbrojtën simbolin e arrirë të kombit, Teatrin Kombëtar, që 4 vite më parë, biri i të keqes e shembi në një akt barbarie kulturore në mesnatë, Erion Veliaj.
Të dashur miq, kauza e Teatrit është kauzë nderi.
Është kauzë dinjiteti.
Është kauzë e të vërtetës kulturore të një kombi.
Mbrojtja e saj do të mbetet objektiv më madhor i PD. Kjo kauzë është mishëruar dhe do të mishëruar në çdo protestë, në çdo qëndresë, në çdo mosbindje civile gjer në fitoren përfundimtare tonë, rindërtimin e Teatrit aty ku ka qenë, ashtu siç ka qenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here