ISH-DEPUTETI I PS NË KËRKIM/ Historia politike e Arben Ndokës: Në 2014-n goditi me grushte Strazimirin, në 2015 la mandatin, u arrestua në 2018-n

0
128

SPAK ka shpallur në kërkim ish deputetin socialist Arben Ndoka, i cili 6 vite më parë u arrestua për tjetërsimin e tokave në Ranën e hedhur. Emri i tij është përmendur edhe më parë në dosjet kriminale, ku në vitin 2015 la mandatin pas publikimit të dosjes së dënimit të tij në Itali. Po ashtu, në parlament do të mbahet mend edhe për goditjen me grushte në kuvend të deputetit demokrat Gent Strazimiri

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, duket se do të përballet për herë të dytë me drejtësinë në Shqipëri, por duke mbajtur edhe një tjetër precedent në Itali.Në 21 tetor të vitit 2018 ai u arrestua si i përfshirë në dosjen e tjetërsimit të pronave në Ranën e Hedhun. Një muaj më pas me vendim të gjykatës së apelit ai do të lihej i lirë.Por një tjetër rast ku emri i tij solli mjaft debate ishte incidenti në parlament. në shtator të vitit 2014 godet me grushta në korridorin e parlamentit deputetin demokrat Gent Strazimiri. Shkak në atë kohë u bënë deklaratat e të zgjedhurit të PD në seancën në Kuvend.

Vetëm një vit më pas, në shtator të vitit 2015 ai la mandatit pas lajmeve se ishte i përfshirë në favorizim të prostitucionit dhe pengmarrje në Itali.

Përmes një letre ai ka mohuar të ketë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm. Më tej, një tjetër ngjarje e rëndë solli në vëmendje Arben Ndokën

Në 9 dhjetor 2017 i vritet i vëllai me një breshëri kallashnikovi. Aleksandër Ndoka në atë kohë 48 vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në automjetin e tij

Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël, dhe dy muaj më parë ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës.

ISH-DEPUTETI I PS NË KËRKIM/ Historia politike e Arben Ndokës:

Ndërkaq edhe vëllai i tij Xhevahir Ndoka u arrestua se bashku me të për dosjen e tokave te Rana e Hedhur, ndërsa sërish edhe ky i fundit shpallet në kërkim për dosjen “Metamorfoza 2”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here