Kush janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste/ Emrat

0
78

Janë zbardhur emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.

Bëhet fjalë për Erigert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari, zyrtar policie në Vlorë dhe Lushnje, dhe Altin Morinën ish-efektivi i RENEA-s i cili është arrestuar edhe më herët, por është liruar nga burgu.

Kush është ish-efekti i RENEA-s, Altin Morina

Ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një Audi luksoz.

Image

Atij ju gjetën në makinë 113 mijë euro, të mbështjella me një qese plastmasi.

Morina e ka nisur karrierën si efektiv Policie, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit.   Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.

Disa kohë pasi u arrestua efektivi i RENEA-s, Altin Morina u lirua nga Gjykata e Tiranës. Morina u la me detyrim paraqitjeje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se një biznesmen kishte marrë para nga banka për t’ia dhënë borxh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here