Nga Ylli Manjani/
Shembja pa asnjë arsye dhe, pa asnjë copë letër, në kundërshti totale me ligjet e shtetit e Teatrit Kombëtar nga pleshti i pushtetit Erion Veliaj nuk harrohet.
Pleshti i pushtetit Erion bëri atë që as Ed Rama vetë nuk e kishte bërë, megjithë dëshirën që kishte vite që e kishte shprehur.
Me këtë akt pleshti siguroi edhe “liçensën” për të vjedhur çdo qindarkë paraje publike dhe për të grabitur çdo pronë private që i duhej ndërtuesve, klientë të pleshtit.
Tani, mesa duket ja ka hequr “liçensën” bosi, por ja ka hequr me fuqi prapavepruese. Siç ndodh në tilla raste.
I ka hequr liçensën dhe vizën madje.
Por mua nuk më duhen “liçensat” e “vizat” e hequra të pleshtit të dhjamosur në pushtet. Me këtë një ditë, një moment do merret drejtësia, edhe kjo që është. Qoftë dhe për pastrim të oborrit politik nga pleshta e parazitë.
Mua më duhet Teatri aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Dhe mundësisht të ndërtohet me paratë e vjedhura nga pleshtët e pushtetit.