Berisha: EdiRama armik I shqiptareve! Qindra tenders per baxhanakun dhe thjeshtren e tij

0
117

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij, se placckit pasurinë e shqiptarëve. Berisha tha se, qindra tendera kanë marrë baxhanaku dhe thjeshtra e tij.

“Të dashur qëndrestarë dhe qendrestare, misonarë të vërtetë të kauzës së madhe të shqiptarëve, të kauzës së shpëtimit, lirisë dhe dinjitetit.

Të dashur miq, çdo orë dhe çdo ditë bëhet e qartë si drita e diellit se sot qytetari shqiptar në çdo zyrtar të lartë ka një armik të egër të qenies së tij.

Se sot tek kreu i qeverisë shqiptarët kanë armikun më të egër që kanë njohur në historinë e tyre.

Kanë hajdutin që gjatë kohës si kryetar bashkie u akuzua zyrtarisht në raportin e OSBE-së se ka fshehur 200 milionë euro në bankat offshore.

Se ndërtoi sarajet e Surrelit me themelet 57 metra të gjata dhe oborr-park 5 mijë metra, në një kohë kur kishte të deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP.

Tek kreu i qeverisë shqiptarët kanë armikun e egër të qenies së tyre, sepse për të vjedhur 100 përqind paratë e inceneratorit të Tiranës me Erion Veliajn, firmos, i jep bonusin 8 përqind kompanisë së tij pa pronar, pa seli, pa bilanc, pa administrator dhe pa regjistruar askund tjetër veçse në mendjen e tij si hajdut.

Shqiptarët që i thonë vjedhësit armik i qenies së tyre, kanë te Edi Rama armikun më të egër të kohërave, njeriun që portin shekullor, portin e Durrësit po e shndërron në Dubai City-n e tij për sojin dhe sorollopin me arabin e vet, si e si t’u vjedhë shqiptarëve vetëm tokë publike truall rreth 4 miliardë euro vlerë.

Miqtë e mi, sot zyrat e regjimit janë të mbushura me armiq të egër tuaj.

Tek Edi Rama ju keni armikun, i cili me sojin dhe sorollopin e tij familjar, plaçkit dhe grabit pasuritë publike të shqiptarëve.

Qindra tendera baxhanaku i tij i pangopur ka marrë nga paratë publike të shqiptarëve.

Me dhjetëra e dhjetëra tendera merr thjeshtra e tij në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here