I dha të vëllait lejen për TEC dhe i mori fshatarëve ujin, kryebashkiaku socialist hesht për skandalin

0
111

Piranjat kanë shkuar thuajse në çdo Bashki, prandaj e radhës që është gjetur në shkelje klasike është ajo e Matit. Piranja Kamila Xhakaj ka udhëtuar drejt bashkisë që udhëhiqet nga Agron Malaj për një problem që lidhet me fshatin Madhes.

Një vend piktoresk që rrethohet me ujë, por që ujë nuk ka. Arsyeja? Sepse po ndërtohet një HEC. ‘Shkova më 8 prill të 2020 në fshat dhe shoh ca njerëz që po punojnë. Shoh që po bëhet një punim, ishin punonjës të Bashkisë së Burrelit. Donin të ndërtonin një HEC në një përrua, ai vend ka patur 8 mullinj.

‘Njoftova të gjithë banorët se po ndodh kjo gjë dhe erdhën e kundërshtuam. Bëmë peticione nga kryeministri te Bashkia, por të gjitha ishin të kota.

‘Madje morëm dhe ekspert ligjor për të kuptuar se si ishin mbledhur aq shumë firma dhe se si ishin bërë letrat. Mësuam se një pjesë e tyre ishin falsifikuar.

‘E denoncuam në Prokurorinë e Burrelit, por çështja u pushua çuditërisht’, thotë ky banor për ne. Nuk duket shumë e çuditshme, pasi firma që po merret me ndërtimin e HEC-it është ARM Albania.

‘Me letra është e vëllait të kryetarit, por që nëse e zbërthen emrin është Agron Rufat Malaj. Pra e kryetarit që ia jep vëllait, praktikisht vetes’.

Kamila bisedon me një pjesë të banorëve që tregojnë shkeljet e Bashkisë, ndërsa në fund e përball dhe kryetarin Agron Malaj me shkeljen e tij evidente.

Numri një i Bashkisë së Matit nuk e pret aspak mire gazetaren, nuk jep asnjë argument, madje përdor dhe forcën fizike për ta larguar dhe për t’i mbyllur derën në fytyrë./ Emisioni “Piranjat”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here