Alban Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.
Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.
Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.
Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.