Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet arsimi ka nevojë për një reformim të thellë dhe thotë ajo, Partia e Lirisë e ka përgjigjen.
Reagimi i Xhixhos
Arsimi ka nevojë për një reformim të thellë dhe Partia e Lirisë e ka përgjigjen.
Dyfishim i buxhetit per arsimin
Kërkim shkencor dhe inovacion.
•Investimi në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB-së, ndërkohë që sot është vetëm 2.29% të PBB-së, duke qenë buxheti më i ulët në rajon.
Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare. Do të shoqërohet me mbështetje financiare për mësuesit dhe studentët.
•Do të kemi dyfishim të pagës për mësuesit. •Nga ana tjetër, inovacioni në Shqipëri do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Evropian, pasi sfidat që do të duhet të përballen studentët do duhet që t’i përgatisim për të ardhmen.
•Do të trajnohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit. Por, gjithashtu do të kemi një reformim të thellë të kurrikulave pasi analfabetizmi tek fëmijët tanë është rritur në mënyrë të ndjeshme.Mjafton ky program për të ringritur së bashku sistemin arsimor të dështuar tashmë. Nuk ka kohë më për të humbur! Rinia ka nevojë për shpresë dhe shpresa kthehet me një program konkret që Partia e Lirisë e ka tashmë me 5 prioritetet e saj.