Babai plagosi të bijën dhe vret veten, ja detajet e reja nga ngjarja në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve, kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt.

Shkak i vrasjes dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

  • Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.”- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share it :