Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit nga emisioni “Piranjat” ndaj kreut të bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Përmes rrjeteve sociale, Berisha shkruan se Malaj përdor vëllain për të grabitur hidrocentralin, një denoncim i kryer më herët edhe nga opozita.
“Zyrtarët e rilindjes plaçkisin me familjarë pasuritë publike! Agron Malaj i Matit përdor vëllain për të grabitur hidrocentralin”, shkruan Berisha.