Gazetari tregon detajet/ 15 vete moren pjese ne vrasjen e Brillantit, 100 vete ne zhdukjen e Vis Martinajt

0
78

Duke komentuar operacionin e SPAK me rreth 50 urdhër-arreste të lëshuara, gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi se Policia e Shteit e di se çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

Ai tha në Euronews Albania se janë bërë bashkë dy grupe të mëdha për të eliminuar njerëzit e afërt të tij, duke e lënë të vetëm dhe më pas e zhdukën edhe atë. Sipas Ferdinand Dervishit, në atentatin ku u vra Brilant Martinaj kanë marrë pjesë 15 vetë, ndërsa për zhdukjen e Ervis Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70 deri në 100 vetë.

Dervishi: Ne jemi në rrugë të mbarë, sigurisht ka ngjarje kriminale që janë të vështira për t’u zbuluar, sepse krimi është sofistikuar. Krimi ecën gjithmonë një hap përpara, kemi zhdukje personash. Ka vrasje me telekomandë, por unë do thoja që nuk është se nuk e di policia për Ervis Martinaj. U bën dy grupime të mëdha dhe filluan të vrisnin njerëzit e vet dhe mbeti vetëm në fund fare.  Policia e di shumë  mirë se si ka ndodhur. Në vrasjen e Brilant Martinajt kanë marrë pjesë 15 veta.  Policia e di mirë që në vrasjen, zhdukjen e Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70-100 veta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here